E rëndë në Meksikë, futbollisti i njohur përplas për vdekje çiftin e sapomartuar

Dy të vdekur është bilanci i një aksidenti automobilistik pranë Guadalajara në Meksikë. Shkak i ngjarjes së rëndë është bërë futbollisti i ekipit të Sevilja B, Joao Maleck. Trupat e viktimave i përkisnin moshës 35 dhe 26 vjeç, ku pas ekzaminimeve u pa se ishin një çift i sapomartuar.

Bilanci mund të kishte qënë edhe më i rëndë, por Maleck duket se ia ka hedhur pastër. Gjithsesi, dëshmitarët zbulojnë se makina e 20 vjeçarit po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara, teksa i është nënshkruar edhe një testi alkooli, pasi dyshohet se e ngiste makinën në gjendje të dehur.

Megjithatë, ligji pritet të vë me shpatulla për muri Maleck, i cili shihej si një futbollist i prespektivës, por tashmë talentin mund ta tregoj vetëm pas hekurave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?