E rëndë/ Po gjykohej për falsifikim kandidature, vdes në sallën e gjyqit ish-Presidenti

Mohamed Morsi, ish-Presidenti i Egjiptit është ndarë nga jeta sot në moshën 67-vjeçare.

Mediat ndërkombëtare raportojnë me Mursi ka ndërruar jetë gjatë një seance gjyqësore këtë të hënë. Televizioni egjiptian raportoi se Mursi fillimisht humbi ndjenjat në sallën e gjyqit dhe ndërroi jetë më pas.

Morsi, një figurë e lartë në ‘Vëllazërinë Myslimane’ u zgjodh president në vitin 2012 pas Pranverës Arabe të 2011-ës që i dha fund regjimit 30-vjeçar të presidentit Hosni Mubarak. Një vit më pas, në 2013, Mursi u rrëzua nga ushtria pas protestave masive kundër Vëllazërisë Myslimane. Ai po kryente dënimin me 7 vjet burg për falsifikimin e aplikimit të kandidaturës për garën presidenciale të vitit 2012.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?