”E vrava me dashuri”/ 71-vjeçari rrëfen si e theri gruan, e cila tha: Nuk do të bëj asnjë zhurmë

Një bashkëshort që i preu fytin gruas së tij të sëmurë, rrëfen sesi ata pinë nga një gotë të fundit vere në kopshtin e shtëpisë, para se t’i jepnin fund jetës.

73-vjeçari Graham Mansfield u lirua të enjten nga gjykata e Mançesterit, pas akuzave për vrasje të gruas së tij, Dyanne. Marsin e kaluar ai theri gruan e tij dhe më pas i dështoi tentativa për të vrarë veten. Në një intervistë, ai rrëfen se gruaja e tij ishte diagnostikuar me kancer të fazës së katërt në mushkëri në tetorin e vitit 2020, pak javë pas përvjetorit të tyre të 40-të të martesës.

Çifti ishte njohur që në vitin 1974 dhe martuar 6 vite më vonë. Mansfield përshkruan se kishin një martesë të lumtur dhe ajo ishte “bota e tij”. Në marsin e shkuar, gruaja po përjetonte dhimbje të padurueshme dhe i tha burrit të saj “boll, nuk mund të duroj më”. “A je gati?”, e pyeti ai dhe mori një “Jam, nuk do të bëj asnjë zhurmë”, si përgjigje. Ai i preu fytin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?