Eksporti i grurit nga Ukraina që prej nisjes së luftës
Anija e parë me grurë që prej fillimit të luftës mund të niset nga portet e Ukrainës më 1 gusht. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së negociuar me ndihmën e Turqisë dhe OKB-së, disa dhjetëra anije janë gati të nisen për eksport drejt Afrikës, Lindjes së Mesme dhe pjesëve të tjera të botës.
Chornomorsk, Odesa dhe Pivdennyi janë portet e rëna dakord për dërgesat, por ndërmjet tensioneve të luftës dhe frikës për mina nënujore, kalimi i sigurt i anijeve sërish po has vonesa.
Situata nuk është më e mirë as për fermerët ukrainas të grurit. Prodhimi këtë vit pritet të jetë sa gjysma e asaj që korrnin para luftës. Ndërsa e ardhmja shihet edhe më e zymtë.
KOHA JONË SONDAZH

