Emigrantët, BE marrëveshje për kontrollin e kufijve

Këshilli i Europës, Parlamenti Europian dhe Komisioni kanë arritur një marrëveshje mbi tekstin që rregullon agjencinë e re të Rojës Kufitare dhe asaj Bregdetare të BE-së.

Marrëveshja është në të njëjtën linjë me kërkesën e liderëve të 28 vendeve për të përmbyllur negociatat mbi këtë çështje përpara përfundimit të presidencës së radhës, që kryesohet nga Holanda.

Roja Kufitare dhe ajo Bregdetare e Unionit do të jenë operative duke filluar nga kjo verë, ka deklaruar Margaritis Schinas, zëdhënës i Komisionit Europian, që e ka cilësuar si “zhvillim pozitiv” faktin që marrëveshja është arritur në vetëm 6 muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projekti i ri pritet që të japë efekte pozitive për frenimin e fluksit të klandestinëve nga vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme të përfshira nga lufta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?