Emocione, lot dhe duartrokitje/Mijëra të moshuar vaksinohen ndaj Covid-19

Duartrokitje, lot dhe emocione të forta u përjetuan në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar, me nisjen e fushatës më të madhe të vaksinimit në historinë e vendit. Mijëra të moshuar përveshën mëngët duke marrë injektimin e dozës së parë të vaksinës së zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech. Pacientja e parë ishte Margaret Keenan, e cila mbush plot 91-vjeç për pak ditë. Për të, vaksinimi ndaj Covid-19 ishte si një dhuratë e parakohshme.

Ajo festoi këtë ditë, të cilësuar si “V-Day” me traditë britanike, duke shijuar një filxhan çaji të ngrohtë. Personi i dytë që u vaksinua ishte një emër mjaft i njohur, William Shakespeare, 81-vjeç, i cili ndan të njëjtën vendlindje me shkrimtarin e njohur britanik, Warwickshire. “E jashtëzkonshme, mendoj. Mund të sjellë ndryshim në jetët tona nga tani e tutje, apo jo?”, u shpreh ai.

Sytë e të gjithë botës ishin drejtuar nga Mbretëria e Bashkuar për të parë atë që po cilësohet si fillimi i fundit të kësaj pandemie, që i ka lodhur të gjithë. Një përjetim të veçantë për fushatën e imunizimit ndaj koronavirusit, pati dhe ministri i shëndetësisë, i cili nuk i përmbajti lotët. “Ka qenë një vit kaq i vështirë për kaq shumë njerëz dhe atje është William Shakespeare duke e thënë thjesht për të gjithë që mund të vazhdojmë me jetët tona”, tha Matt Hancock.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?