Ende asnjë gjurmë nga avioni i zhdukur sot në Kroaci

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e diel në Kroaci, pasi një avion me 4 pasagjerë është zhdukur nga radari, duke mbetur mister fati i tij.

Mediat kroate bëjnë me dije se një avion me 4 pasagjerë i cili ishte ngritur këtë të diel në fluturim për të shkuar drejt Gjermanisë, është zhdukur nga radari si dhe humbi kontaktet me kullën e vrojtimit të Rakovicës.

Lajmi është konfirmuar gjithashtu dhe nga Drejtoria e Mbrojtjes në Ministrinë e Brendshme të Kroacisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht në terren janë më shumë se 60 persona që po kërkojnë gjurmë të avionin pranë zonës së Slunjës ku dhe janë humbur kontaktet, por kontrolli është bërë mjaft i vështirë për shkak të situatës së keqe të motit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?