Erdogan, çelësi i Bosforit
Nga Marjana Doda
Gjithçka lidhet me bashkëjetesën e vështirë të Turqisë me Europën, bashkëjetesë që u duk sikur u kurorëzua me Ataturkun në perëndimin e Perandorisë Osmane dhe po bën gati “divorcin” me Erdoganin. Vjen një moment ku historia ripërsëritet , duket sikur riciklohet krijimi i një “perandorie” ende pa ditur nëse fillimi do të jetë fundi saj.
Kjo bashkëjetesë njëshekullore duket sikur ka lodhur popujt dhe qytetërimet si një bashkëjetesë e sforcuar, pse jo, dhe jo e sinqertë mes Turqisë dhe Perëndimit. Orientimi modern europian i Turqisë kemaliste ndoshta ishte zgjedhje e kohës por jo zgjidhje e së ardhmes, pasi jo gjithçka shkon sipas dëshirës duke qene se përballemi dhe me realitetin. Po flasim pikërisht për Bosforin, aty ku kryqëzohen Lindja, dhe Perëndimi, është ngushtica që lidh Detin e Zi me Detin Egje, aty ku kalojnë rrugë ndërkombëtare që lidhin Evropën me Azinë. Pikërisht aty ku u kryqëzuan perandori,ekonomi kultura.
Nga evropianët Turqia ndryshe quhet si Azia e Vogël, që kane shume dallime ndërmjet njëri-tjetrit, nga ana kulturore, fetare, racore dhe pse turqit nuk duan të identifikohen me irakianët, sirianët, iranianët, porse nuk lakmojnë asnjëherë dhe liberalizmin evropian.
Pas Luftës Dytë Botërore dhe pikërisht në kulmin e Luftës se Ftohtë, më 1952 Turqia bëhet pjesë e bllokut ushtarak të Perëndimit e Atlantikut të Veriut (NATO), gjithnjë me interesin e integrimit në Evropë, ku më 1959 gjithnjë e më shumë kërkonte të bëhej pjesë e saj dhe më 1999 njihet zyrtarisht si vend kandidat i BE, por vetëm kaq.
Gjatë Luftës se Ftohtë ajo ka mbajtur “ngrohtë” Perëndimin, pasi zotëronte portat e Bosforit, gjë e cila ishte një pengesë e madhe ndaj bllokut ushtarak Lindor të Traktatit të Varshavës.
Porse përveç nevojës së një aleati ushtarak dhe të disa interesave tregtare, Perëndimit i duket sikur asgjë tjetër nuk e lidh me Turqinë, dhe pse një Turqi demokratike dhe evropiane mund të jetë një urë e rëndësishme për të shtrirë modernizimin dhe në botën islame.
Bashkëjetesa e gjatë dhe e sforcuar e BE me Turqinë nuk ka funksionar sa dhe si duhet, dhe tashmë duket sikur po shkon drejt divorcit për shumë faktorë. Arsyet pse Turqia nuk mund të futet në BE janë kryesisht laike dhe politike. Bëhet fjale për një vend mysliman në Europën e krishterë, për një vend që njihet si fuqi e madhe rajonale e që për shkak të interesave të përbashkëta nuk mund të konsiderohet më thjesht një vend anëtar, pasi ka një popullsisë prej 79 milionë banorë dhe që do mund të kenë një vend të rëndësishëm vendimmarrës në Parlamentit Evropian, por ekziston dhe frika se në një të ardhme ajo mund të luajë në rol udhëheqës për një sërë vendesh të tjera me tregues të përbashkët gjuhësor, fetar, por dhe politik, si Azerbaixhan, Turkmenistan, Kazakistan, Uzbekistan, Kirgistan etj.
Përveç faktorëve domethënës, në kuadrin e sistemit të vlerave demokratike dhe juridike, evropianët gjejnë argumente të ndryshme që çdo ditë e me shumë të çojnë drejtë divorcit, si; mos harmonizimi i ligjeve të Turqisë me të BE-së, shkelja e të drejtave të njeriut, kontrolli mediave, mospërputhja e propagandës publike, aplikon ligje të ashpra jo si të vendeve europiane, (së fundmi po kërkon të vendosin ligjin e dënimit me vdekje), se partia në pushtet ka plane të nënkuptuara islamike, se politikanët e djathtë europiane kanë paragjykime për myslimane, të cilët mendojnë se do shërbejë si urë për botën islame, se do te ketë investime nga Lindja e Mesme etj.
Gjithë këtë faktorë kanë bërë që ideja e anëtarësimit të Turqisë në BE të shënojë rënie të theksuar në përkrahjen popullore, aq sa të mendojnë se Evropa nuk ka qenë asnjëherë serioze në lidhje me pranimin e saj me të drejta të plota. Ajo çfarë po e largon çdo ditë e më shumë Turqinë nga BE janë dhe grushti I shtetit më 15 korrik 2016, që përgjaku Urën e Bosforit dhe I dha shkak Rexhep Erdoganit të fillojë një revansh të egër ndaj kundërshtarëve me motivin e luftës kundër terrorit dhe stabilitetit në vend, si dhe kriza e refugjatëve nga Lindja e Mesme që njihet si më e madhja që pas Luftës Dytë Botërore, ku rreth 3 milion refugjatë synojnë dyert e Evropës.
Grushti i shtetit e detyroji Erdoganin të shantazhojë Perëndimin se; “Ne do shkojmë rrugës sonë dhe ju shkoni në tuajën”, ndërsa çështja e refugjatëve kushtëzohet me faktin se BE i ka vendosur kushte Turqisë që të rishikojë përmirësimin e ligjeve të saj që qytetarët turq të udhëtojnë pa viza në Europë, është një përplasje tjetër e madhe për divorc.
Në takimin me homologun bullgar Boyko Borissov në muajin gusht 2016, kryeministri turk Binali Yaldirim i tha se:”Ne duam që miqtë tanë evropianë ta kuptojnë se ka ardhur koha për të marrë shumë përgjegjësi për çështjen e emigrantëve. Është me rëndësi jetike që marrëveshja e liberalizmit të vizave të hyjë në fuqi në fund të Tetorit. Nëse marrëveshja e liberalizimit të vizave nuk hyn në fuqi, kjo do ta vendosi Evropën në rrezik të madh”.
Se fundmi Kryeministri francez, Manuel Valls duke mbrojtur qëndrimin se zgjerimi i BE-së duhet të ketë kufij të caktuar tha se “Duhet të braktiset qëndrimi me dy fytyra në çështjen e anëtarësimit të Turqisë dhe të kryhet një debat i vërtetë mbi këtë çështje.”
Ai, ka deklaruar se duhet të hiqet dorë nga dyfytyrësia tha ndër të tjera duke u shprehur se Turqia “është një partner shumë i rëndësishëm, është shumë e nevojshme për mbrojtjen tonë të përbashkët dhe është një vend anëtar i NATO-s”, është një vend islam modern dhe se në të kaluarën, sot dhe nesër do të ketë gjithmonë vend në Europë. lidhje me anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Europian.
Me këtë deklaratë ai duket sikur i jep të drejtë padurimit të Turqisë ne zgjidhjen përfundimtare të marrëveshjes me Turqinë.
Eshte shume e qarte ,në qoftë se BE nuk do njohë marrëveshjen e 18 Marsit për krizën e refugjatëve, parlamentit turk mund të bllokojë marrëveshjen dhe Turqia nuk do të jetë më bllokadë për dyndjen e refugjatëve që mund të cënojnë stabilitetin e Evropës.
Ultimatumeve sikur po ju vjen fundi. Një Evropë e Bashkuar e dobësuar ku cdo ditë vende anëtare po kërkojnë të dalin nga kjo bashkësi, paniku nga kriza e refugjatëve dhe islamofobia, liberalizimi I vizave të qytetarëve turq me vende tjera potencialisht të fuqishme me të cilët Turqia ka përmirësuar ndjeshëm marredheniet, si Rusia, Kina, etj. kanë bërë që ky vend të jetë jo më thjesht faktor por dhe një aktor I rëndësishëm gjeopolitik.
Stabiliteti rajonal, evropian, por dhe më gjërë, duket sikur kalon pikërisht aty ku kryqëzohen erërat e Lindjes dhe Perëndimit, në Bosfor, aty ku duket sikur celsat i ka vetëm një njeri dhe partia e tij, Taip Rexhep Erdogan.
Tashmë duket sikur syte janë kthyer pikërisht tek ai, nen makthin e hapjes se portave për refugjatë për tu dyndur në dyert e Evropës, apo nese portat do të hapen për nëndetset e Lindjes dhe Perendimit.
KOHA JONË SONDAZH

