Erdogan lëshon një tjetër kërcënim: Nëse nuk marrim atë që na u premtua, do të bllokojmë….

Me një deklaratë të fortë ka dalë presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ku u shpreh se ai mund të bllokojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO nëse nuk merr atë që iu premtua.
Erdogan u tha gazetarëve se nuk kishte nevojë të nxitohej për ratifikimin e dy ofertave në parlament pasi Ankaraja fillimisht duhet të shohë nëse ata i kanë mbajtur premtimet, përfshirë ekstradimin e të dyshuarve kryesorë të kërkuar nga Turqia.

“Diçka e tillë është bërë e ditur që në fillim, nënshkrimi i protokollit nuk do të thotë se çështja ka përfunduar. Pa miratimin e parlamentit tonë, kjo nuk hyn në fuqi. Kështu që nuk kemi pse të nxitojmë,” tha ai.

Ai tha se Turqia “do të bëjë atë që është e nevojshme nëpërmjet institucioneve dhe njësive tona”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?