Erdogan shpreson të realizojë tryezën Putin-Zelensky në Turqi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar të premten një takim të përbashkët në qytetin bregdetar të Sochit, ku biseduam për çështjet ndërkombëtare. Lufta me Ukrainën dhe problemi I furnizimit më grurë ka qenë gjithashtu pjesë e diskutimeve.

Sipas detajeve të publikuara nga mediat turke, Erdogan ka kërkuar të ndermjetësojë një takim mes Putinit dhe Zelenskyt.

“Pavarësisht vështirësive në terren, unë gjithashtu besoj se kriza do të zgjidhet në tryezën e bisedimeve. I kujtova Putinit edhe një herë se ne mund të presim takimin e tij me Presidentin ukrainas Volodymir Zelenskyy në Turqi”, ka thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dy liderët nënvizuan gjithashtu rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Stambollit përfshirë edhe eksportin e drithit dhe produlteve të tjera nga Rusia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?