Erdogan: Sistemi raketor rus S-400 do arrijë në Turqi në korrik

Turqia do të pranojë sistemin raketor të mbrojtjes S-400 nga Rusia në fillim të muajit korrikut, ka bërë të ditur presidenti Recep Tayyip Erdogan të dielën.

“Besoj se sistemi raketor S-400 do të fillojë të arrijë në pjesën e parë të korrikut”, ka thënë Erdogan, raporton CNN. Marrëveshja e Ankarasë me Moskën ka futur në tensione Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara, për shkak se kjo e fundit thotë se sistemi i mbrojtjes S-400 është kërcënim ndaj avionëve të saj F-35.SHBA po ashtu ka paralajmëruar Turqinë për sanksione të mundshme nëse nuk tërhiqet nga marrëveshja me Rusinë.

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Brendshëm në SHBA, Patrick Shanahan, këtë muaj theksoi se Turqia do të përjashtohet nga programi i avionëve F-35 nëse fillon me blerjen e sistemit raketor nga Rusia. Erdogan kishte thënë se do të diskutojë për këtë çështje me presidentin Donald Trump në Samitin G-20 që pritet të mbahet këtë muaj. Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se Ankaraja do t’iu kundërpërgjigjet sanksioneve të mundshme nga Uashingtoni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?