Erdogan takim 4 orësh me Putin, pranon të paguajë gazin me rubla

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Rusia, ku është takuar me presidentin rus Vladimir Putin.

Pas një diskutimi mbi katër orë  me dyer të mbyllura në Soçi, dy liderët ranë dakord që Turqia ta paguajë Rusinë me monedhën ruse rubla, për një pjesë të gazit rus, me të cilin furnizohet Ankaraja.

“Në procesin e negociatave, presidentët ranë dakord që do të fillonin pagesën në rubla për furnizimet e pjesshme të gazit,” tha paragazetarëve zëvendëskryeministri rus Alexander Novak pas takimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Novak tha gjithashtu se të dy presidentët arritën marrëveshje për krijimin e bllokut bankar financiar “për të mundësuar kompanitë tregtare, qytetarët rusë, të paguajnë gjatë udhëtimeve turistike dhe të shkëmbejnë para”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Erdogan është shfaqur si një ndërmjetës i rëndësishëm midis Ukrainës dhe Rusisë, e cila po kërkon mënyra për të dalë nga izolimi ekonomik dhe politik i imponuar nga Perëndimi për pushtimin e Ukrainës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?