Eurodeputeti austriak i drejtohet Serbisë: Pse po kërcënoni Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka reaguar pas situatës së krijuar, ku serbët u larguan nga institucionet e Kosovës.

Mandl përmes një cicërime në Twitter pyeti presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, se pse Serbia nuk tërhiqet nga lidhjet me Rusinë.

Ai po ashtu tha se pse vazhdimisht Serbia kërcënon Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i tij:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pse gjithmonë përshkallëzim, shkatërrim, #Vuçiq ? Pse Serbia nuk tërhiqet nga të gjitha lidhjet me Putin-Rusi? Pse kërcënoni fqinjin tuaj herë pas here? A nuk keni absolutisht asnjë kuptim për leksionet që mëson historia? #Serbi #Kosovë # Evropë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?