Fati i qeverisë kroate, në duart e deputetes shqiptare
Vota e deputetes së parë shqiptare në Kuvendin kroat, Ermine Lekaj Prljaskaj, ka gjasa të vendosë se cila parti do të formojë qeverinë e re në Kroaci dhe se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm i këtij vendi.
Dhe sipas mediumeve kroate, ka gjasa që ajo të jetë deputetja e vetme, që do të përkrahë partinë e djathtë HDZ, deri tani opozitare.
“Ermine Lekaj-Përlaskaj ishte e para që ka filluar konsultime me presidenten. Para arritjes së saj, flitej se është e vetmja që ka ‘lëshuar’ anijen e pakicave, duke pasë parasysh se pakictarët kanë vendosur të mbështesin koalicionit e majtë “Kroacia Rritet’. Ajo ka mbetur misterioze edhe pas konsultimeve, sepse shpejtë është larguar nga gazetarët dhe nuk ka dashur të japë deklaratë”, shkruan gazeta kroate “Veçernji List”.

