FBI po heton Trump për “spiunazh”

Gjykata federale e Floridës ka zbardhur arsyet e bastisjes së shtëpisë së ish-presidentit amerikan  e Donald Trump nga ana e agjentëve të FBI-së, lidhur me të dhëna të klasifikuara sekret që ai mund t’i ketë marrë me vete kur u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Trump po hetohet për tre akuza, ku më e rënda është një shkelje e Espionage Act, praktikisht një akuzë për spiunazh, por edhe për mbajtje ilegale të dokumenteve qeveritare si dhe për tentativën për të penguar hetimet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
FBI gjatë kontrolleve në shtëpinë që politikani miliarder ka në Mar- A – Lago të Floridës, kanë sekuestruar 20 kuti me dokumente të ndryshme, disa prej të cilave të klasifikuara si “top Secret”, të tjera gjithsesi të rezervuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?