FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Feja islame ndalon edhe shahun

Myftiu i Arabisë Saudite Shejh Abdulaziz al-Sheikh, ka thënë se loja e shahut përfshihet në kategorinë e lojërave të fatit dhe është humbje kohe dhe parave për shkak të urrejtjes dhe armiqësisë ndërmjet lojtarëve.

El-Sheikh e ka justifikuar këtë duke iu referuar në një ajet të Kuranit i cili ndalon “bixhozin, idhujtarinë dhe shortin”.

Pas revolucionit islamik të vitit 1979, Irani e pati ndaluar lojën e shahut në publik duke e deklaruar si haram pasi është e ngjashme me lojërat e fatit, transmeton lajmi.net

Swiss Digital Desktop Reklama

Por në vitin 1988, lideri suprem i asaj kohe Ayatollah Rouhollah Khomeini, e hoqi ndalimin e lojës duke thënë se për aq kohë sa nuk është mjet i lojërave të fatit, shahu mund të luhet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në anën tejtër, dijetarët e fesë islame janë përpjekur që shahun ta kategorizojnë si lojë që zhvillon aftësitë, duke e hequr nga kategoria e lojërave të fatit.

Megjithatë disa dijetarë të tjerë kishin thënë që kjo lojë duhet ndaluar nëse çrregullon namazet ditore të besimtarëve, shkruan The Guardian.

Por çfarë thotë një hoxhë nga Kosova. Omer Bajrami në një ligjëratë në youtube, deklaron se besimtari i mirë qëndron pak më larg nga lojërat si shahu apo loja me karta.

Ai thotë se shumica e dijetarëve thonë që “loja e shahut është haram”. Sipas Bajramit, disa dijetarë të tjerë sugjerojnë që nëse luhet shah, atëherë duhet hequr kokën figurave sikurse është kali.

“Po ashtu të mos shkaktoj urrejtje dhe inat dhe të mos humb kohën e besimtarit”, deklaron ky hoxhë.  Ai konsideron se njerëzit habiten duke luajtur dhe ka prej njerëzve që i ikë edhe koha e namazit. /lajmi.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?