Finlanda është vendi më i lumtur në botë, por ka rekord vdekshmërie nga droga

Finlanda është vendi më i lumtur në botë, por rezulton shteti europian me numrin më të madh të vdekjeve nga droga në mesin e njerëzve nën 25 vjeç në raport me popullsinë e saj.

Shifrat shqetësuese i përcjell Qendra Europiane e Monitorimit të Drogave dhe Varësisë prej tyre. Në raportin e tij vjetor, organi monitorues europian tregon se përdoruesit e drogës në Finlandë vdesin mesatarisht dhjetë vjet më të rinj në krahasim me ata në vendet e tjera të BE-së, si dhe në Norvegji dhe Turqi.

Finlanda këtë vitmori vlerësime shumë të larta për të gjitha parametrat nga raporti botëror për lumturinë, si jetëgjatësia, mbështetja sociale dhe korrupsioni i ulët. Pas saj, në listë vinin Danimarka dhe Islanda, më pas vijnë Zvicra, Holanda, Suedia, Norvegjia, Izraeli dhe Zelanda e re. Vendet më të palumtura rezultonin Afganistani, Zimbabve, e Ruanda.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?