Flakë gjigante pranë aeroportit të Londrës

LONDËR- Zjarre të mëdha kanë përfshirë edhe Anglinë. Një i tillë u filmua edhe pranë aeroportit Ndërkombëtar të Heathrow në Londër. Njerëzit kanë përdorur në mediat sociale për të ndarë foto dhe video të zjarrit brenda aeroportit.

Në vendngjarje kanë shkuar më shumë se 100 zjarrfikës me 15 automjete, ndërsa kanë ndërhyrë edhe helikopterë për të shuarflakët. Sipas mediave britanike, zjarri ka rënë në afërsi të Hatton Road, Feltham.

Pamjet nga zona tregojnë tym të dendur ndërsa avioni, siç shihet në videon përkatëse, po i afrohet aeroportit normalisht. Banorëve të zonës u është thënë të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre dhe të mbyllin dritaret për shkak të tymit të dendur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendi i zjarrit është më pak se dy milje nga Terminali 4 i Heathrow. Puna ka nisur për shuarjen e flakëve, por ende nuk dihet shkaku i tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://twitter.com/CipryNick/status/1554119801420881920?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1554119801420881920%7Ctwgr%5Ead5555404d2ef71b7de34314073562267a5a8d81%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnoa.al%2Flajmi%2F2022%2F08%2F2337959.html

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?