Flet bashkëshortja e kriminelit serb Mlladiç: Dënimi me burgim të përjetshëm, goditje për familjen!

Bosiljka Mlladiç, gruaja e kriminelit të luftës dhe xhelatit të Ballaknit, Ratko Mlladiç, tha se ai “nuk e meritonte dënimin e dhënë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë”.

Ajo pretendon se Mlladiç, si burrë dhe si ushtar, është jashtëzakonisht i moralshëm dhe i drejtë, raporton klix.ba.

“Ai nuk e meritonte një dënim të tillë. Ratko, si njeri dhe si ushtar, është shumë i moralshëm, i drejtë. Unë mendoj se një ditë do të vijnë ato ditë që do të dëshmojnë se ai nuk u gjykua nga ligji ose drejtësia”, tha gruaja e kriminelit, i cili u dënua me burgim të përjetshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo vuri në dukje se vendimi i shkallës së dytë që dënon Ratko Mlladiçin me burg të përjetshëm ishte “goditja e fundit nga e cila familja do ta ketë të vështirë të shërohet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Tani, por vetëm tani, ky vendim i padrejtë gjykate është shenja më e thellë”, tha ajo, duke shtuar se është i bindur se “për gjeneralin Mlladiç, një ditë do të shkruhet ndryshe”.

Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës konfirmoi dje dënimin me burgim të përjetshëm për Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës së Srpska, Ratko Mlladiç. Ai u dënua, ndër të tjera, për gjenocid në Srebrenicë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?