Forcat ruse godasin tjetër port pas Odesës. A rrezikohet transporti i grurit?

Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i qytetit, i cili la të kuptohej se sulmi ishte masiv, raporton Al Jazeera.

“Një sulm masiv me raketa u nis në jug të Ukrainës nga drejtimi i Detit të Zi dhe me përdorimin e aviacionit”, tha Aleksander Senkevich për televizionin shtetëror ukrainas, duke mos dhënë detaje mbi pasojat e sulmit.

Sulmi në Mykolaiv vjen pak ditë pas një sulmi në portin e Odesas. Forcat ruse goditën infrastrukturën në port vetëm një ditë pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB dhe Turqia për eksportin e grurit ukrainas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti sulmin një akt barbar, ndërsa Kremlini pretendoi se kishte goditur infrastrukturën ushtarake.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?