Foto të rënda, ja si Covid-19 shkatërron mushkëritë e fëmijëve (FOTO)

Një ekip mjekësh nga Spitali i Fëmijëve Boston kanë publikuar skanimin e fëmijëve të infektuar me virus dhe kanë dalë në përfundim se pacientët e vegjël të shtruar në spital, mund të pësojnë dëme në mushkëri.

Në një studim u testuan 20 fëmijë, ku pothuajse dy të tretat kishin një Ground-glass opacity (GGO) (zonë me mjegull të shtuar në mushkëri), një tregues i inflamacionit të përhapur. Gjysma e pacientëve kishin atë që njihet si ‘shenja halo’, që ndodh kur inflamacioni rrethon një masë, e njohur si konsolidim.

Konsolidimi e bën të vështirë frymëmarrjen sepse qeskat e ajrit të mushkërive janë të mbushura me substanca të tilla si lëngu ose infeksioni. Fëmijët në përgjithësi duket se janë më pak të prekur nga Covid-19 sesa të rriturit, dhe janë më të rrezikuar nëse kanë një gjendje themelore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dhënat nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve sugjerojnë që vetëm 1.7 përqind e rasteve të diagnostikuara me Covid-19 janë nën 18 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?