Francë: 20 miliardë euro më shumë për të mbështetur ekonominë

Nga Mentor HOXHA (Paris) –
Gjatë periudhës së “shtetrrethimit”, i cili nisi sot më 30 tetor në Francë dhe që do të zgjasë deri më 1 dhjetor, Qeveria e Francës ka përgatitur edhe faturën financiare për të mbështetur ekonominë franceze në këtë mbyllje një mujore. Këshilli i Ministrave do të miratojë një projekt ligj të ri të financiar që parashikon 20 miliardë euro shtesë. Kjo shumë dhe riaktivizimi i Fondit të Solidaritetit do të mbështesin bizneset gjatë bllokimit të ri kombëtar.
Ndër masat e aktivizuara të qeverisë janë edhe zgjatja e Fondit të Solidaritetit për kompanitë me deri në 50 të punësuar, një kredi tatimore për pronarët e bizneseve që heqin qiranë e një muaji apo mundësia e shtyrjes për një vit shtesë për ripagimet e huasë për bizneset e sëmura.
Gjatë takimit që kryeministri francez, Jean Castex pati me partnerët socialë vendosi të zgjerojë aktivitetin e pajisjes së pjesshme deri më 31 dhjetor, me mbetje zero barrë mbi punëdhënësit për të gjitha zonat e mbrojtura, ose zonat që janë subjekt i mbylljes administrative, si kafene, bare, restorante, palestra etj.
Ministri i Ekonomisë, Bruno Le Marie u shpreh se “rreth 6 miliardë euro janë për Fondin e Solidaritetit, 7miliardë euro për aktivitetin e pjesshëm, 1 miliardë euro për përjashtimet e kontributit të sigurimeve shoqërore dhe 1 miliardë euro për të mbuluar një pjesë të qirasë së kompanive”. Fondi i Solidaritetit për kompanitë do të riaktivizohet dhe shtrihet në kompani me deri në 50 të punësuar, në mënyrë që të kompensojë mbylljet e ndërlidhura me masat kufizuese.
Të gjitha bizneset që do të mbyllen me vendim administrativ mund të marrin kompensim deri në 10, 000 euro. Pronarët që do të heqin dorë nga të paktën një muaj qira midis tetorit dhe dhjetorit për kompani të caktuara do të përfitojnë nga një kredi tatimore”, -njoftoi Ministri i Ekonomisë. Kompanitë në fjalë janë ato me më pak se 250 punonjës, të cilat janë mbyllur administrativisht ose i përkasin hotelerisë, kafeterisë dhe sektorëve të kulturës.
Qiradhënësit do të jenë në gjendje të përfitojnë nga një kredi tatimore që përfaqëson 30 përqind të shumës së qirave të braktisura. Kompanitë që nuk do të jenë në gjendje të shlyejnë kreditë e tyre më 1 mars 2021, do të kenë një periudhë të re mospagimi për një vit shtesë, d.m.th dy vjet në total para fillimit të kredisë.
“Punonjësit dhe punëdhënësit që nuk mund të punojnë do të përfitojnë nga papunësia e pjesshme”, -deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron në fjalimin që mbajti nga Pallati Elize për kombin francez në mbrëmjen e së mërkurës. “Një plan i veçantë do të përgatitet për të vetëpunësuarit, tregtarët dhe për ndërmarrjet e vogla e të mesme”, -tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?