Fundoset anija me emigrantë në Greqi, dhjetëra persona rezultojnë të humbur

Dhjetëra emigrantë rezultojnë të humbur pas fundosjes së një anije në orët e para të së martës në gjirin e Evia-s, Greqia qendrore.

Sipas raportimeve të mediave në vend, Roja Bregdetare Greke ka nisur një operacion masiv për gjetjen e të zhdukurve që ndodheshin në anijen që po udhëtonte Smyrna-s në bregun perëndimor të Turqisë.

Deri më tani, nëntë persona janë shpëtuar, të cilët u thanë oficerëve grekë se mjeti lundrues mbante 68 persona nga Afganistani, Egjipti dhe Irani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas një njoftimi zyrtar të rojës bregdetare, operacioni filloi pasi një sinjal alerti u dërgua nga pasagjerët në anije në linjën e 112. Përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga kushtet e pafavorshme të motit, me erëra të forta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?