Fundoset në brigjet italiane jahti luksoz, besohet se i përket oligarkut rus

Një jaht luksoz me vlerë 50 milionë dollarë është fundosur në Gjirin e Squillace, rreth 9 milje detare larg brigjeve të Catanzaro Marina.

Për fat të mirë, janë shpëtuar në kohë 4 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit.

Jahti me një gjatësi prej 40 metrash, i quajtur “My Saga” ishte nisur nga Gallipoli drejt Milazzo-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave italiane, jahti luksoz mendohet se i përket oligarkut rus Genadi Ayvazyan, i cili është themelues i kompanisë “Krutrade”. Genadi Ayvazyan është një nga tregtarët më të mëdhenj të qymyrit në botë, si dhe ish-drejtor i Shoqatës Botërore të Qymyrit me qendër në Londër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokurori Publik i Catanzaro ka hapur një hetim në lidhje me këtë ngjarje, për të zbuluar arsyet se përse jahti u fundos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?