”Furtunë” në Gjermani, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike. Shkak lidhja me Rusinë

Një ”furtunë” është shkaktuar në Gjermani, pasi shefi i sigurisë kibernetike është shkarkuar pas akuzave se ka qenë tepër i afërt me Rusinë. Arne Schönbohm kishte udhëhequr Autoritetin Federal të Sigurisë Kibernetike (BSI), i ngarkuar me mbrojtjen e komunikimeve qeveritare, që nga viti 2016.

Mediat gjermane e kanë akuzuar atë se ka pasur lidhje me persona të përfshirë me shërbimet e inteligjencës ruse. Ndërkohë Ministria e Brendshme po heton akuzat e bëra kundër tij, por konfirmoi se ai ishte shkarkuar me efekt të menjëhershëm.

Schönbohm ishte nën vëzhgim për lidhjet e tij të mundshme me një kompani ruse. Përpara se të drejtonte BSI-në, Schönbohm kishte ndihmuar në krijimin dhe drejtimin e Këshillit të Sigurisë Kibernetike në Gjermani, një shoqatë private që këshillon bizneset dhe politikëbërësit për çështjet e sigurisë kibernetike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?