Gjenerali grek jep alarmin: Nëse Turqia merr 100 avionët F-35, Egjeu do të piqet në hell!

Greqia është e alarmuar për faktin se Turqia është duke shtënë në dorë 100 avionë ushtarakë F-35 të cilët janë të pagjurmueshëm nga radarët.

Alarmi vjen ndërsa në vite nuk ndalet shkelja e territorit ajror grek nga avionë turq duke u bërë një ndër arsyet që Turqia dhe Greqia kanë probleme të vazhdueshme mes tyre.

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Kundëradmirali Aleksandros Diakopulos, tha në Skai tv se furnizimi i turqve me avionët F-35 do t’i japë një avantazh të madh strategjik përsa i përket luftës ajrore dhe Egjeu do të piqet në hell”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, ai shpjegoi se F-35 nuk janë gati për t’u dorëzuar. Edhe pse janë futur në linjë prodhimi, do të jenë gati për dorëzim nga prodhuesi Lockheed Martin në vitin 2027 deri në 2028.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një avion i tillë kushton 80 milionë dollarë. Për më tepër ka kosto shumë të shtrenjtë fluturimi.

“Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe, një vend jashtëzakonisht i rëndësishëm për nga madhësia, për nga pozicioni i saj gjeografik dhe gjeopolitik”, shpjegoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?