Gjenerali kryen grushtin e dytë të shtetit brenda një viti
Gjenerali Assimi Goita nga Mali, pasi mori pushtetin 10 muaj më parë, ai arrestoi presidentin e zgjedhur të vendit, të zgjedhur nga populli. Në logjikën e një vendi të madh dy herë sa Franca, por edhe një nga më të varfrit në botë, i mbërthyer nga shkretëtira e Saharasë dhe dëshira e popujve për pavarësi, si populli Tuareg, vendimi për grusht shteti dukej një akt shpresëdhënës.
Gjenerali ka filluar ta ketë si ves ndërrimin e pushtetit me forcë. Këtë javë ai arrestoi presidentin Bah Ndaw dhe kryeministrin Moctar Ouane, që ishin rezultati i një ndërmjetësimi të gjatë të faktorit ndërkombëtar, veçanërisht të ECOWAS, organizata që përfshin në një komunitet ekonomik vendet e Afrikës Perëndimore.
Grushti i shtetit thyen qëndrueshmërinë që i duhej vendit që ndodhet në krizë ekonomike të tejskajshme, i lodhur edhe nga prania pothuajse “endemike” e grupeve radikale të lidhura me ISIS.
KOHA JONË SONDAZH

