FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjermani, vetëm të huajt do paguajnë për autostradat. KE: Diskriminim

Gjermania do të zbatojë një sistem të ri tarifimi për të huajt që qarkullojmë me automjetet e tyre në autostradat e këtij vendi. Ky ligj do të hyjë në fuqi në vitin 2016, dhe është propozuar nga krahu konservator i kristian­demokratëve, e më pas aprovuar nga Bundestag. Ka qenë kërkesë e kancelares Angela Merkel, që shtetasit gjermanë të mos preken nga këto tarifa.

Por ky vendim është kritikuar nga Komisioni Europian, duke e cilësuar të një diskriminim. Tarifimi i të huajve për përdorimin e autostradave parashikohet të sjellë në arkat e Berlinit rreth 500 milionë euro në vit. Këtë vendim e kanë kundërshtuar edhe shumë rajone në Gjermani, pasi sipas tyre masat e reja do të krijojnë probleme në zonat kufitare, ku ka shumë persona që parapëlqejnë të vizitojnë Gjermaninë. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?