Gjermania, Franca dhe Britania të shqetësuar për armët bërthamore: Irani po përshkallëzon programin

Gjermania, Franca dhe Britania kanë shprehur shqetësime lidhur me situatën për armët bërthamore të Iranit. Të tre vendet dyshojnë se Teherani synon një rezultat pozitiv lidhur me negociatat për të shpëtuar marrëveshjen e vitit 2015.

“Fatkeqësisht, Irani ka vendosur të mos e shfrytëzojë mundësinë thelbësore diplomatike dhe vazhdon të përshkallëzojë programin e tij bërthamor përtej asaj që mund të konsiderohet e destinuar për qëllime politike”, theksojnë njëzëri Britania, Franca dhe Gjermania.

Teherani kohët e fundit ka kërkuar që hetimi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për gjurmët e uraniumit të pasuruar të gjetura në tre objekte të padeklaruara të mbyllen, gjë që drejtori i agjencisë, Rafael Grossi, ka refuzuar ta bëjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu kjo kërkesë ka ngritur dyshime serioze në lidhe me synimet e Iranit dhe angazhimin e tij për një rezultat pozitiv në lidhje me JCPOA”, theksojnë të tre vendet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?