Gjykata e OKB udhëron SHBA të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) ka urdhëruar Shtetet e Bashkuara të lehtësojë sanksionet që i ka imponuar Iranit pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore vitin e kaluar.

Ndërsa kërkohet që eksportet e mallrave “humanitare”, siç janë ushqimi dhe ilaçet, duhet të lejohen.

SHBA argumentoi se gjykata nuk kishte juridiksion në rastet që kanë të bëjnë me sigurinë e saj kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimet e GJND-së, me bazë në Hagë, janë të detyrueshme por gjykata nuk ka fuqi t’i zbatojë ato.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo organi kryesor gjyqësor i OKB-së dhe zgjidh mosmarrëveshjet ligjore midis shteteve anëtare.

Por të dy kombet në të kaluarën kanë injoruar vendimet e gjykatës.

Duke njoftuar vendimin të mërkurën, gjykatësi Abdulqaëi Jusuf, tha: “Gjykata konsideron se Shtetet e Bashkuara duhet të heqin, me zgjedhjen e tyre, çdo pengesë për eksportin e lirë në territorin e Iranit të mallrave të nevojshme për nevoja humanitare. ”

Ministria e jashtme iraniane tha se vendimi përligj Republikën Islamike të Iranit dhe konfirmon paligjshmërinë e sanksioneve të SHBA.

Ekonomia e Iranit ka rënë që kur presidenti i SHBA Donald Trump urdhëroi që sanksionet të rivendosen në maj. Monedha e saj, rialja, ka rënë ndjeshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?