Gjykata në Kroaci vendos: Çiftet homoseksuale kanë të drejtë të birësojnë fëmijë
”Çiftet homoseksuale kanë të drejtë të birësojnë fëmijë”, është vendimi që ka dhënë Gjykata e Lartë Administrative Kroate, me një vendim që hedh poshtë argumentin e Ministrisë së Familjes, pranon kërkesën e një çifti homoseksual nga Zagrebi për të hyrë në regjistrin e prindërve të mundshëm për birësim.
Beteja ligjore e Mladen Kožić-it dhe Ivo Šegota-s filloi tetë vjet më parë kur kërkesa e tyre drejtuar qendrës së ndihmës sociale për t’u regjistruar në regjistrin e prindërve të mundshëm birësues u refuzua, pas një vlerësimi të përshtatshmërisë së tyre për të adoptuar të mitur.
Sot, Gjykata e Lartë Administrative e ka cilësuar këtë motivim si diskriminues, duke iu ankuar Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vendimeve të saj, të cilat i konsiderojnë të paligjshme dallimet në bazë të orientimit seksual, edhe në kuadrin e së drejtës familjare.
KOHA JONË SONDAZH

