“Grekët nuk përulen!” Përfaqësuesi i Athinës mesazh Turqisë nga Shqipëria

Zëvendësministri i Jashtëm grek, Kostas Vlasis, shfrytëzoi pjesëmarrjen në Bularat për Festën Kombëtare të Greqisë, me ç’rast kujtuan edhe ekstremistin e vrarë Kostandinos Kacifas, për ti përcjellë një mesazh Turqisë.

Përfaqësuesi i Athinës e akuzoi si faktor destabiliteti në rajon.

 “Dërgojmë sot pra mesazhin, në çdo drejtim: Grekët nuk përulen dhe nuk tërhiqen. Përkundrazi mbrojnë deri në fund sovranitetin dhe të drejtat sovrane të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëdhëniet me Ankaranë u përkeqësuan në korrik, kur Turqia dërgoi një anije kërkimore për të kryer kërkime të gazit në rajon, gjë që nxiti reagimin e Athinës dhe disa vendeve tjera evropiane, përfshirë Francën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Greqia pretendon të drejtat mbi ujërat përreth ishullit të saj Kastellorizo, por Turqia thotë se vija bregdetare më e gjatë e bën territorin një zonë legjitime për anijet e saj.

Greqia dhe Turqia janë pajtuar të fillojnë dialogun për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, pas ndërmjetësimit të NATO-s.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?