FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Greqia, bashkëpunim me Italinë dhe Spanjën mbi një plan të përbashkët për emigracionin

 

Greqia, Italia dhe Spanja po orientohen drejt një plani të përbashkët, nën kujdesin e BE, për përballimin e fluksit të refugjatëve, siç e informoi parlamentin ministri i brendshëm Nikos Voutsis, ndërsa theksoi se se qeveria greke ka hartuar faktikisht një plan kombëtar veprimi, i cili do të komunikohet brenda ditëve të ardhshme.

Ministri theksoi gjithashtu se në kuadër të punës përgatitore për planin, siç u konkludua në ministeralin e të hënës në Luksemburg, komisioneri për emigracionin Dimitris Avramopulos do të zhvillojë takime me ministrat e të tre vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç shpjegoi Voutsis në parlament, mbrojtja bregdetare do të funksionojë në “mënyrë parandaluese” (por pa vënë në rrezik jetët e njerëzve). Sipas ministrit, emigrantët nuk duhet të qëndrojnë në ishuj më tepër se tri ditë, derisa të transferohen në brendësi të pjesës kontinentale. Më tej, qeveria po shqyrton mundësinë e disponimit të një anijeje të posaçme që “do të kalojë nga ishulli në ishull dhe do të marrë emigrantët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri tha se në Egjeun Verior ka mjaft ambiente që do të mund të bëheshin qendra regjistrimi dhe prej andej emigrantët të dërgoheshin në pjesën kontinentale, ndërsa në Egjeun Jugor, ku këto infrastruktura nuk ekzistonin, po krijohen dalëngadalë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?