FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Greqia: Shkupi të mos kërkojë “koka turku”

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me deklaratat e Presidentit të Maqedonisë, i cili i atribuoi Greqisë përgjegjësitë për bllokimin e integrimit euro­atlantik të vendit, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Konstandin Kutras, është shprehur se “për fat të keq, ringjallja e tensioneve në Maqedoni vërteton atë që kemi thënë në mënyrë të përsëritur; se në vendin tonë fqinj ka probleme serioze që lidhen me funksionimin e shtetit të së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut, implementimin e Marrëveshjes ndëretnike Ohrit, respektimin e parimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe probleme me demokracinë në vend.

Zëdhënësi i MPJ greke kërkon që udhëheqja politike në Shkup t’i trajtojë uar këto çështje, duke demonstruar frymën e vetëkritikës në vend që të kërkojë ‘koka turku’, duke fajësuar të tjerët për bllokimin e perspektivës euro­atlantike, të cilët Greqia e mbështet sinqerisht dhe në mënyrë të vendosur. Athina zyrtare shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet për familjet e viktimave të krizës së fundit, duke shpresuar se bëhet fjalë për një fenomen të izoluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?