FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gruevski: Nuk e jap dorëheqjen

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka refuzuar dy kërkesat e liderit të opozitës Zoran Zaev, i cili kërkoi dorëheqjen e tij dhe formimin e qeverisë së re kalimtare për të zgjidhur krizën e thellë politike në të cilën u përfshi Maqedonia pas publikimit të aferës së përgjimeve. “Lidhur me atë se kush do të jetë apo nuk do të jetë në qeveri, vendosin qytetarët përmes zgjedhjeve. Qytetarët japin vlerësimin, besimin dhe votën për partinë që duan t’i përfaqësojë në qeveri dhe vendosin kush duhet të jetë kryeministër, jo Zaevi”, tha Gruevski.Nga ana tjetër, opozita ka vazhduar të nxjerrë dëshmi të reja për parregullsi të shumta në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në komunën Qendër të Shkupit, ku fitoi kandidati i opozitës. Kryetari aktual i kësaj komune, Andrej Zhernovski, publikoi disa biseda të përgjuara, ku sipas tij dëgjohen kryeministri Gruevski dhe ministrat e tij duke dhënë urdhëra për anulimin e qendrave të votimit dhe për fikjen e ashensorëve nëpër ndërtesat e larta për të bllokuar njerëzit e moshuar të votojnë për kandidatin e opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?