Guvernatori nxit polemika: Të varfërit nuk preken nga Covid-19
Në të gjithë botën, nuk ka asnjë provë shkencore se të varfërit kanë imunitet ndaj pandemisë së Covid-19. Por guvernatori i Meksikës mendon ndryshe.
Miguel Barbosa, guvernator i Pueblas, ka argumentuar se shumica e 500 të prekurve nga COVID-19 në Meksikë janë persona të pasur. “Nëse je i pasur, je në rrezik. Nëse je i varfër, jo. Ne, njerëzit e varfër, kemi imunitet”, tha Barbosa.
Por, zyrtarë të tjerë, pasi e kanë kritikuar Barbosën për një deklaratë të tillë, kanë thënë se 2/3 e rasteve me koronavirus e kanë marrë virusin nga udhëtimet që kanë bërë jashtë shtetit. Ndërsa të varfërit nuk kanë të ardhura për të udhëtuar.
KOHA JONË SONDAZH

