Holanda parandalon një sulm terrorist të përmasave të mëdha
Shtatë persona u arrestuan dje në Holandë, me dyshimin se kishin organizuar një komplot për sulm ekstremist në shkallë të gjerë.
Zyra e prokurorit bëri të ditur në një deklaratë se policë të armatosur rëndë i arrestuan të dyshuarit në qytetin e Arnhem, rreth 62 milje në jug të Amsterdamit, dhe në Weert, në kufirin e Holandës në kufijtë jugorë të Gjermanisë dhe Belgjikës.
Udhëheqësi i dyshuar i grupit është një 34-vjeçar me origjinë irakiane, i cili kishte planifikuar të kryente një sulm në një vend të populluar, me një numër të madh viktimash.
Dyshohet se sulmi do të kryhej me shpërthim kamikaz, ndërsa një bombë do të shpërthente paralelisht në një vend tjetër.
Të dyshuarit janë të moshës 21 deri në 34 vjeç.
Tre prej tyre, përfshirë 34-vjeçarin irakian, më parë janë dënuar për pjesëmarrje në rrjete ekstremiste.
KOHA JONË SONDAZH

