FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hollande e Cameron, homazhe në Bataclan

 

Presidenti francez, François Hollande ka pritur në një takim sot në Paris kryeministrin britanik David Cameron.

Dy liderët kanë rënë dakord për përforcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve kundër terrorizmit, pas sulmeve të fundit në kryeqytetin francez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cameron ka deklaruar se këtë javë do të përpiqet të sigurojë aprovimin e Parlamentit britanik që Londra të përfshihet në sulmet ajrore në Siri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, Hollande ka vlerësuar se “Franca do të intensifikojë bombardimet në Siri, duke zgjedhur objektiva që di t’i shkaktojnë sa më shumë dëme ushtrisë terroriste të ISIS”.

“Për sa i takon ndërhyrjes në Siri, ka vijuar më tej presidenti francez, vendi e ka marrë vendimin që në shtator, “tani i takon Britanisë që të zgjedhë mënyrën e angazhimit në luftën ndaj ISIS”.

Dy liderët kanë vizituar teatrin Bataclan, ku kanë vendosur buqeta me lule dhe kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave të atentateve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?