Humbi në bixhoz, burri lejon shokun dhe të afërmin t’i përdhunojnë gruan

Një burrë nga India vuri bast gruan e tij pasi i mbaruan paratë duke luajtur bixhoz. Por, ai humbi lojën dhe u detyrua që të lejonte shokun, së bashku me një të afërm që ti përdhunonin partneren.

Gruaja, identiteti të cilës nuk dihet, jetonte pranë rajonit të policisë Zafarabad në Uttar Pradesh. Ajo deklaroi se bashkëshorti ishte i dehur në momentin kur vuri bast me shokun Arun dhe kushëririn Anil, të cilët i shkonin shpesh në shtëpi.

Pas përdhunimit, gruaja shkoi tek shtëpia e xhaxhait. Ndonëse ia mbathi, bashkëshorti e gjeti dhe i kërkoi falje për gabimin. Sipas mediave lokale, gruaja pranoi faljen dhe u kthye me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por nuk mbaroi e gjitha këtu. Gjatë rrugës për në shtëpi, ai ndaloi tek miqtë e tij dhe i lejoi që ta përdhunonin sërish. Në fillim oficerët nuk do të paraqisnin një raport për dhunimin, por ata e regjistruan  pasi ajo shkoi në një gjykatë lokale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?