Humbin jetën 28 persona nga një shpërthim në Nigeri

Të paktën 28 njerëz kanë vdekur nga shpërthimi i një cisterne gazi në shtetin qendror nigerian të Kogit, tha një zyrtar i agjencisë së sigurisë rrugore.

Bisi Kazeem, zëdhënës i Korporatës Federale të Sigurisë Rrugore (FRSC), tha se nëntë fëmijë ishin të përfshirë në aksident, i cili ndodhi përballë një pike karburanti.

Guvernatori i shtetit tha në një deklaratë se aksidenti, i cili ndodhi të mërkurën, çoi në humbjen e jetëve dhe shkatërroi shumë automjete, prona dhe sende të tjera me vlerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksidentet e cisternave të karburantit janë veçanërisht të zakonshme në Nigeri, ku furnizimet e papërpunuara shpesh transportohen në linja rrugore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vitin e kaluar, të paktën 50 persona vdiqën dhe 101 njerëz u plagosën pasi një cisternë e përmbysur shpërtheu në Nigerinë qendrore.

Më shumë se 60 njerëz u vranë në një aksident tjetër cisterne në shtetin Anambra në 2015.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?