I bëjnë pritë përpara punës, qëllohet për vdekje gazetarja dhe shoferi i saj
Një sulm terrorist në Afganistanin Lindorë i ka marrë jetën në mënyrë tragjike një gazetarje dhe shoferit të saj. Malala Maiwand ishte rrugës duke shkuar në punë në Jalalabad mëngjesin sotëm, kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj automjetit të saj, dhe për pasojë humbi jetë edhe shoferi i saj, Mohammad Tahir.
Tronditi opinionin publik me vrasjen e Klodian Rashës, zbardhet çfarë pritet të ndodhë me efektivin e Policisë në orën 13:30
Sipas BBC asnjë organizatë nuk ka marrë përsipër sulmin e kryer të enjten e 10 dhjetorit.
Maiwand njihej gjithashtu si një aktiviste e shoqërisë civile. Ajo kishte folur më parë për sfidat e të qenit një gazetare femër në vend.
KOHA JONË SONDAZH

