Indonezi, jepet alarmi për tsunami pas tërmetit të fuqishëm 7.5 ballë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e Indonezisë duke nxitur alarmin për tsunami, njofton The Independent. Tërmeti i fortë prej 7.5 ballësh u regjistrua pranë ishullit Sulaëesi, në lindje të Borneo, tha Shërbimi Gjeologjik.

Autoritetet e hoqën paralajëmrimin për cunami brenda një ore, megjithatë zyrtarët paralajmëruan ata në zonën që të ishin vigjilentë, pasi një seri lëkundjesh u ndien sërish në zonë.

Shërbimi Gjeologjik Amerikan njoftoi për tërmet 7.7 ballë por më vonë e uli në 7.5 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët të premten, një lëkundje 6.1 ballë e shkallës Richter goditi zonën duke shkatërruar disa shtëpi, vrarë një person dhe plagosur dhjetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një seri tërmetesh në korrik dhe gusht vranë afro 500 perosna në ishilin e Lombok-ut, qindra milje larg ishullit Sulaëesi.

Në vitin 2004, një tërmet i madh goditi ishullin indonezian Sumatra përreth oqeanit Indian duke vrarë 226 mijë njerëz nga 13 mijë shtete. Ndër ta, më shumë se 120 mijë, nga Indonezia.

ImageImage

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?