Irani konfirmon konfiskimin e cisternës në Ngushticën e Hormuzit

Televizioni shtetëror iranian raportoi se Garda Revolucionare e ka konfiskuar një cisternë të huaj më 14 korrik. Brenda transportuesit ishin 12 anëtarë të ekuipazhit.

Sipas mediave iraniane, cisterna po transportonte lëndë djegëse nga kontrabandistët iranianë, tek klientët e huaj. Ajo u zbulua në rajonin e shumëpërfolur të Ngushticës së Hormuzit.

Nuk bëhet e ditur, se cila ishte kombësia e anëtarëve të ekuipazhit. Një shërbim online për përcjelljen e transportuesve të naftës i quajtur “TankerTrackers”, tha se cisterna kaloi në ujërat iraniane më 14 korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimi tha se cisterna ishte me flamur panamezë dhe në pronësi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ngushtica e Hormuzit, është një vendkalim për gati një të tretën e gjithë naftës që tregtohet nga deti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Incidenti vjen mes tensioneve të larta midis Teheranit dhe Uashingtonit. Britania konfiskoi një cisternë iraniane jashtë brigjeve të Gjibraltarit më 4 korrik, pas dyshimeve se po shkelë sanksionet e BE-së, duke dërguar naftë në Siri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?