Irani refuzon hetimet mbi përdorimin e dronëve në Ukrainë

Irani ka kritikuar thirrjet e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë që Kombet e Bashkuara të hetojnë akuzat se Rusia ka përdorur dronë të prodhimit iranianë për të sulmuar Ukrainën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, tha se nisma e prezantuar më 21 tetor nga ky grup shtetesh, ishte një nismë “e rreme dhe pa bazë”, duke shtuar se “ne fuqishëm e refuzojmë dhe e dënojmë” këtë kërkesë.

Ukraina ka thënë se Rusia ka sulmuar infrastrukturën e saj duke përdorur dronët iranianë Shahed-136. Këta lloj dronësh fluturojnë drejt objektivit dhe shpërthejnë gjatë përplasjes me cakun. Si Irani, ashtu edhe Rusia, kanë mohuar këto akuza.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qeveria e Republikës Islamike të Iranit, në ndjekjen e saj për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të drejtat e popullit iranian, mban të drejtën për t’u përgjigjur ndaj çdo veprimi të papërgjegjshëm”, citohet të ketë thënë Kanaani.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Irani nuk do të hezitojë që të mbrojë interesat e tij dhe të popullit iranian”, ka thënë ai, pa specifikuar se çfarë veprimesh mund të marrë Republika Islamike.

Në një letër të dërguar nga përfaqësuesit e tyre në OKB – të cilën e ka parë Reuters – Franca, Gjermania dhe Britania kanë mbështetur thirrjen e Ukrainës që OKB-ja të hetojë përdorimin e dronëve iranianë në Ukrainë. Këto tri shtete kanë argumentuar se përdorimi i dronëve iranianë shkel rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?