FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-presidenti egjiptian, Mubarak dënohet me 3 vjet burg për korrupsion

Ish-presidenti egjiptian, Hosni Moubarak, rrëzuar nga pushteti nga një revoltë popullore në vitin 2011, u dënua sot me tre vjet burg, ashtu si dhe dy djemtë e tij, për shpërdorimin e 10 milionë eurove nga fondet publike.

Ai u rigjykua nga një gjykatë e Kajros, Gjykata e Kasacionit që kishte urdhëruar në muajin janar një proces të ri pas kishte anuluar një gjykim në instancën e parë që e kishte dënuar tashmë me tre vjet burg.

Moubarak, 87 vjeç, u shfaq përkrah djemve Alaa dhe Gamal, në kafazin e zakonshëm ku ndodhet dhe banka e të akuzuarve, që të tre me një kostum civil, ndryshe nga seancat e mëparshme, ku ata ishin veshur me uniformat e të burgosurve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, ish-presidenti është teorikisht i lirë, ashtu si dhe djemtë e tij që prej muajit janar, sepse ndalimi në paraburgim ka arritur afatin maksimal. Por, Hosni Mubarak është mbajtur nën mbikëqyrje të lartë në një spital ushtarak në Kajro ku ai ishte ndaluar më parë, për shkak të shëndetit të dobët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?