FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ISIS i pret kokën Rehanës, luftëtares kurde që u bë simboli i rezistencës në Kobane

Nga raportimet e bëra nga mediat e huaja mësohet se luftëtares kurde i është prerë koka.

Gruaja, e cila njihej me pseudonimin Rehana, u bë simboli i shpresës në luftën që u zhvillua në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë. Një gazetar e fotografoi atë duke bërë shenjën “V” në qytet, ku Rehana tha se e vetme kishte vrarë 100 ushtarë të ISIS. Por luftëtarja kurde mendohet se është vrarë pas disa fotove që kanë nisur të qarkullojnë në Twiter, të cilat tregojnë një luftëtarë të ISIS që mban në dorë kokën e saj.

Përveç shumë burrave kurdë, në luftën kundër ISIS u bashkuan edhe shumë gra, një fenomen i pazakontë në botën muslimane, ku pjesëmarrja e grave në luftë shihet si e padenjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në prill luftëtaret kurde formuan njësinë e tyre ushtarake, në të cilën bëjnë pjesë më shumë se 10.000 femra

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?