Italia e izoluar por ka shumë raste të reja,virologu sqaron çfarë po ndodh

Virologu italian i universitetit të Padovës, Andrea Crisanti, sqaron pse numri i viktimave dhe të të infektuarve, vijon të qëndrojë në nivele të larta, edhe pse Italia ndodhet e izoluar prej më shumë se 3 javësh.

Virologu thekson se numri i personave të prekur është shumë herë më i lartë dhe aktualisht po ndodh përhapja e koronavirusit brenda familjes.

Crisanti e krahason situatën me atë në kroçerën “Princess Diamond”, në të cilën u konfirmuan rastet e para menjëherë pas Kinës dhe më pas u infektuan rreth 700 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri të hënën, në Itali janë konfirmuar 97 mijë të prekur dhe mbi 10 mijë të vdekur, ndërsa numri i të shëruarve është vetëm 13 mijë persona, megjithatë për Crisantin këto nuk janë shifrat reale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?