FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Italia kërcënon me burg të sëmurët nga koronavirusi që shkelin karantinën

Italia ka njoftuar dënime të rrepta të reja për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Çdo person që është i infektuar me koronavirus, nëse thyen rregullin e karantinës do burgoset.

Urdhrat e reja, që u miratuan vonë në mbrëmjen e së martës, përfshijnë:

-Ata që kanë testuar pozitiv dhe nuk qëndrojnë në shtëpi, mund të përballen me një deri në pesë vjet burg.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Gjobat për shkeljen e karantinës rriten nga 400 euro (430 dollarë) në 3,000 euro (3,245 dollarë).

Swiss Digital Mobile Reklama

-Bizneset që thyejnë rregulla për të parandaluar përhapjen e virusit mund të mbyllen nga pesë deri në 30 ditë.

Rregulloret do të rishikohen çdo muaj deri më 31 korrik, dhe mund të bëhen më të rrepta, thuhet në dekretin e qeverisë.

Dekreti nuk zgjat gjatësinë e kufizimeve aktuale, të cilat do të përfundojnë në 3 prill.

Italia, epiqendra e re e virusit, ka regjistruar afro 70,000 raste dhe pothuajse 7,000 vdekje, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?