FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Italia po del nga kriza, ja çfarë po ndodh

420 vdekje të reja në 24 orë dhe 94 të shtruar më pak në repartet e kujdesit intensiv. Italia shënon çdo ditë progres në betejën kundër Covid-19. Të sëmurët kanë rënë në më shumë se gjysmën e rajoneve, ndërsa të shëruarit janë mbi 60,000. E vetmja e dhënë negative e kësaj të premteje ishte rritja e rasteve në qytetin e Milanos.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza iu drejtua qytetarëve me një mesazh pozitiv, duke thënë se kurba e pandemisë është ulur ndjeshëm dhe se tani mund të shohin me besim drejt së ardhmes. E megjithatë, paralajmëron se për sa kohë virusi është në qarkullim, beteja nuk do të jetë e fituar.

Instituti i Lartë i Shëndetësisë tha të premten se epidemia në Itali, me shumë gjasë, ka nisur që prej muajit janar e mbase edhe më herët. Sipas ekspertëve, qindra raste me simptomat e Covid-19 janë evidentuar para muajit shkurt. Nga 27 prilli hapen fabrikat e makinave bujqësore, nga 4 maji kantiere e pikat e llotove, në 11 maj do te jetë radha e dyqaneve të veshjeve e nga 18 maji do të mund të ngrenë qepenët edhe baret e resotrantet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?