Izraeli publikon videon e sulmit ajror në Gaza (VIDEO)

Një sulm ajror i Izraelit ka shkatërruar dje apartamentin e militantit palestinez Taysir al-Jabari duke vrarë atë dhe disa të tjerë në pallatin e lartë ku ndodhi shpërthimi.

Ushtria izraelite publikoi videon e sulmit makabër të së premtes që vrau al-Jabari në apartamentin e tij në Gaza, ku sipas burimeve palestineze tetë njerëz të tjerë humbën jetën dhe të paktën 40 u plagosën.

Pamjet besohet se janë regjistruar nga dronët dhe tregojnë momentin e goditjes së raketës që shpërtheu të paktën dy kate të ndërtesës, duke shkaktuar të tjera zjarre e shpërthime në shtëpitë e banuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ushtria e Izraelit tha se vrau al-Jabari, pasi ka marrë drejtimin e grupit militant Xhihadi Islamist, nga pararendësi Abu al-Ata, i vrarë në 2019.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?